Butikofer: Gruevski nuk guxon që të bëhet shurdh ndaj ngjarjeve në Kumanovë

E publikuar: 17/05/2015 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rehnhrad Butikofer, nga grupi i të gjelbërtve mendon se Gruevski nuk mund më të bëhet i shurdhër ndaj ngjarjeve në Kumanovë.

“Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk mund të vazhdoj me punë si zakonisht, e as që t`i injoroj ngjarjet në Kumanovë, e as akuzat e opozitës”, porositi Renhrad Butikofer, nga grupi i partive të gjelbërta në Parlamentin Evropian.

“Jemi të shqetësuar për shkak të ngjarjeve të fundit në Maqedoni . Qeveria dhe forcat e sigurisë duhet që në mënyrë të tërësishme që ta respektojnë të drejtën e partive opozitare dhe qytetarëve të cilët po realizojnë një protestë të qetë sot”, tha ndërmjet tjerash Butokofer, transmeton zhurnal.mk