“Busquets, ëndrra e Al-Khelaifit”

E publikuar: 16/01/2018 02:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-agjenti për zbulimin e talenteve te Nice, Jonathan Beilin, ka thënë se Paris Saint-Germain janë të etur të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.

Beilin është i afërt me drejtuesit e skuadrës franceze dhe ka treguar objektivin kryesor të PSG-së.

Sipas tij, ëndrra dhe objektivi primar për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është mesfushori i Barcelonës, Busquets.

“Në mesfushë, Nasser ëndërron të sjellë Busquetsin, por pas Neymarit duket me të vërtetë e pamundur”, ka thënë Beilin për Canal Football Club.

Busquets njihet për qetësinë e tij dhe është ndër më të mirët në botë viteve të fundit në pozitën që luan (Getty Images)

“Por, nuk i dihet – gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi agjenti i talenteve.

Al-Khelaifi thuhet se e sheh Busquetsin si zëvendësim të duhur për brazilianit, Thiago Motta, i cili duket se po numëron ditët tek parisienët.

Edhe trajneri Unai Emery ka deklaruar para disa javëve se skuadra e tij do të kërkoj për një mesfushor të ri.

Ndryshe, për mesfushorin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra angleze, Manchester City, por oferta e tyre thuhet se është hedhur poshtë. /Telegrafi/