Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

23.05.2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e ka vlerësuar inkurajuese letrën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, të cilët kërkuan rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Bushati thotë se për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd është thelbësore që të ketë bashkëpunim transatlantik.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, ka shkruar Bushati.

Ministri francez, Jean-Yves Le Drian, dhe ai gjerman, Heiko Maas, kanë thënë se janë të vendosur që të zgjidhin të gjitha pengesat e mbetura mes Serbisë e Kosovës.

Në një shkrim të botuar ekskluzivisht në Kohën Ditore, ata kanë thënë se janë për një dialog të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë.

“Për këtë qëllim shtetet anëtare të BE-së emëruan një nga diplomatët më të aftë të Evropës, Miroslav Lajçak, si të dërguar special për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për çështje të tjera rajonale. Franca dhe Gjermania janë të gatshme të mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin politik, diplomatik dhe ekonomik”, shkruan ndër tjera në letrën e tyre.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


SHBA: Mbi 1,000,000,000 $ për autostradën Prishtinë-Nish, hekurudhën me Serbinë & Ski-Qendrën në Brezovicë

SHBA: Mbi 1,000,000,000 $ për autostradën Prishtinë-Nish, hekurudhën me Serbinë & Ski-Qendrën në Brezovicë

22 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

22 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19

1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19

Grenell arrin për vizitë në Serbi

Grenell arrin për vizitë në Serbi

Deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe SHBA – (dokument)

Deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe SHBA – (dokument)

​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

Trump tha se kanë “ndalur vrasjet në mes shqiptarëve dhe serbëve”, Grenell nuk i komenton deklaratat

Trump tha se kanë “ndalur vrasjet në mes shqiptarëve dhe serbëve”, Grenell nuk i komenton deklaratat

​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Thaçi dekoron Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Thaçi dekoron Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

​S’ka kuorum – dështon rezoluta e LVV-së për nënstacionin policor në Karaçevë

​S’ka kuorum – dështon rezoluta e LVV-së për nënstacionin policor në Karaçevë

Pozita dhe opozita përplasen sërish rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Pozita dhe opozita përplasen sërish rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike