Bushati: Kemi premtuar se nuk do të ketë ndryshime kufinjsh

E publikuar: 10/04/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka thënë se autoritet shqiptar kanë premtuar se nuk do të ketë ndryshime kufinjsh mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto deklarata të Bushatit vijnë pas debatit që Kryeministri Rama ka zgjuar me disa deklarata për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, transmeton Indeksonline.

Bushati ka mohuar që Shqipëria po ndërron qasje ndaj Kosovës. Ai thotë se këto janë politika koherente prej kohësh, në këtë mënyrë Shqipëria është faktor kyq për stabilitet rajonal në regjionin e Ballkanit, duke lënë të kuptohet se deklaratat e Ramës janë ekzagjeruar dhe janë keqkuptuar.

Ai për interpretimet e deklaratave të Ramës nga politikanët serb ka thënë se serbët nuk janë të shqetësuar me të vërtetë rreth asaj që Rama ka thënë, po se ata tashmë janë të frikësuar nga fakti se shqiptarët janë faktor kyq në rajon.

Bushati ka mohuar se BE ka politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, duke thënë se është pikërisht e kundërta e përshtypjes së disa njerëzve.

“Nuk ka asnjë politikë diskriminuese të Bashkimit Evropian për kundrejt shqiptarëve, e kundërta besoj që është e vërtetë, Bashkimi Evropian ka një politikë të drejtë ndaj të gjitha vendeve të rajonit dhe të ndershme’’, ka thënë Bushati./Indeksonline/