Bush: Putini ‘ngucakeq’ duhet me ja kallxue forcen!

E publikuar: 10/06/2015 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për president prej Partisë Republikane, Jeb Bush ka thanë se presidenti rus Vladimir Putin asht “ngucakeq” dhe Shtetet e Bashkueme me aleatët europianë duhet me qenë të vendosuna në përgjigjen kundër “agresionit” rus.

Bush, vellau i ish-presidentit George W.Bush, asht në turne europian, tue synue me forcue kredencialet e tij në politikën e jashtme.

“Në fund të fundit, unë mendoj se të përballesh me Putinin, duhet me u përball me forcë.
Ai asht ngucakeq dhe duhet me u sill keq kur ke të bajsh me nji njeri të tillë”, u tha gazetarëve në Berlin, Jeb Bush.