Bush, Putin e Sarkozy: Disa raste kur sulmohen politikanët – konfliktet e tyre brenda dhe jashtë studiove televizive (Video)

E publikuar: 25/09/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpeshherë në debatet televizive shohim skena nga më të ndryshmet, që nga ato komike deri tek ato me tension.

Por tensione politikanët nuk kanë përjetuar vetëm brenda televizive. Një gjë e tillë atyre u ndodh jo rrallë edhe kur ballafaqohen me njerëzit e thjeshtë, jashtë studiove televizive.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, shihen disa nga rastet më interesante kur debatet televizive kalojnë kufijtë, duke arritur deri në konflikte fizike.

Veç kësaj, në këtë koleksion pamjesh mund të shihen edhe rastet kur sulmohen edhe presidentë e kryeministra, përfshirë atë amerikan George W. Bush, Vladimir Putin, si dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy. /Telegrafi/