Bursa e njohur e monedhave kriptografike vlerësohet me 8 miliardë dollarë

E publikuar: 31/10/2018 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bursa e njohur e monedhave kriptografike Coinbase u vlerësua sot me 8 miliardë dollarë pas një raundi investimesh prej 300 milion dollarësh.


Kompania Amerikane tha se ky raund investimi vjen nga Tiger Global me mbështetjen e Y Combinator.

Në Gusht të 2017-ës bursa vlerësohej me vetëm 1.6 miliardë dollarë.


Vitin e kaluar kompania ka investuar në zgjerimin e shërbimeve për investitorët institucionalë.

Gjithashtu Coinbase synon të lançojë shërbimet e këmbimit të monedhave kriptografike në para prej letre.

Të njëjtën gjë kërkon edhe rivali Binance. Ky i fundit ka vendosur objektiv që deri në fund të vitit të ardhshëm monedhat kriptografike që mbështet të këmbehen në të paktën 10 para prej letre. /PCWorld Albanian