Burri zhvishet dhe ecën lakuriq nëpër park, para se të arrestohet (Video)

E publikuar: 08/02/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Momenti kur një burrë u zhvesh dhe po ecte lakuriq rreth e rrotull një parku para se të arrestohej nga policia, është kapur nga kamerat.

Sipas një dëshmitari, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burri ishte veshur plotësisht kur hyri në park, por shpejt filloi të heqë rrobat e tij.

Dhe pasi atij iu vunë pas policët, një kalimtar vendosi të merrte telefonin dhe të filmonte incidentin e çuditshëm, në Rhyl, Denbighshire.

Një zëdhënës i Policisë: “Ne morëm raporte shqetësuese për sjelljen e një njeriu në zonën e Coronation Gardens në Rhyl rreth orës 13:00”. /Telegrafi/