Burri xheloz nga Gjilani arrestohet pasi ngacmoi dhe frikësoi gruan e tij

E publikuar: 01/11/2018 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar një burrë nga Gjilani pasi nga xhelozia e ka shqetësuar dhe frikësuar gruan e tij, transmeton Express. Si pasojë e frikës gruaja ka marrë fëmijët dhe është larguar nga shtëpia.
Policia ka arrestuar burrin i cili më pas është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, nga xhelozia e ka shqetësuar dhe i ka ndjellë frikë. Viktima si pasojë e frikës për të qëndruar në të njëjtin ambient me të dyshuarin merr fëmijët dhe shkon në familjen e prindërve të saj. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes