Burri vret kunatën dhe plagos gruan me çifte

E publikuar: 22/10/2016 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ilustrim

Një person, i quajtur Kasëm Lila nga fshati Ndroq ka plagosur me armë gruan dhe ka vrarë kunatën.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por thuhet se autori ai ka përdorur një armë gjahu për krimin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të, shkruan Lapsi.al.

Sipas policisë “nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti me të vëllain e vet, ka qëlluar me çifte bashkëshorten shtetasen Z. Lila, 50 vjeçe dhe kunaten e vet F. Lila, 40 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në S.Q.U ndërsa Z. Lila ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën”.

Autori i krimit është arrestuar si edhe është sekuestruar arma e gjahut. Dyshohet se ai prej kohësh vuante nga depresioni.