Burri tenton ta sulmojë me shkop të drurit gruan e tij

E publikuar: 23/02/2017 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua serbe nga Zveçani ka raportuar se burri i saj ka tentuar të mërkurën që ta godasë me një mjet të fortë – shkop druri.

Ajo ka thënë në polici se ai për një kohë të gjatë edhe e ka maltretuar psiqikisht, duke e fyer e duke i kufizuar lirinë e lëvizjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Ndërsa për këtë rast nuk ka të arrestuar.