Burri shkurorëzohet nga bashkëshortja pasi ajo kishte ecur para tij në rrugë (Foto)

E publikuar: 23/08/2017 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë saudit është shkurorëzuar nga bashkëshortja për shkak se ajo kishte ecur para tij, përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të tij që ajo të ecte një hap pas tij.

Sauditët janë duke u alarmuar tej mase për shkak të numrit të shkurorëzimeve në mbretëri për arsyeje të vogla, teksa është duke janë bërë thirrje që çiftëve të martuara, veçanërisht atyre të sapomartuara, t’u ofrohen shërbime këshillimore, transmeton Express.

Burri, i cili nuk është identifikuar, e kishte paralajmëruar bashkëshorten vazhdimisht që të ecte një hap prapa tij, por ajo kishte refuzuar duke vazhduar të ecte para tij, gjë që çoi në shkurorëzimin e tyre, raporton e përditshmja saudite Al Watan.

Ndërkohë, zyrtari për udhëheqjen e martesave, Hummod Al Shimmari, ka thënë se rastet e divorcit janë rritur me vrull në dy vitet e fundit.

Ai ka theksuar se teksa ekzistojnë shumë arsyeje, përfshirë pikëpamje  evoluese karshi traditave dhe normave sociale, teknologjia moderne është fajtori kryesor. /Express/