Burri që mbath këpucë me taka të larta, thotë se i japin forcë (Video)

E publikuar: 10/03/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashley Maxwell-Lam nga Australia, duket si çdo punonjës tjetër i veshur me kostum. Derisa, nuk shikohet çfarë ka mbathur në këmbë.

Për dallim prej kolegëve të tij, 30-vjeçari mbath këpucë taka të larta, të cilat pretendon se i japin forcë dhe vetëbesim, transmeton Telegrafi.

“Ishte një kolege, që më tha se me taka ndjehet shumë mirë. Shkova në dyqan dhe i provova një palë. Brenda ndjeva se mu ndez një dritë llambe”, ka thënë Maxwell-Lam.

Menaxheri i kompanisë së sigurimeve, pranon se e kishte problem t’ia tregonte këtë ndryshim shefit, por e mblodhi vetën, pasi e dinte se përparësitë do të jenë të mëdha.

Kombinimin e veshjes ai e quan si ‘të një femre energjike’ që është në term unik, po aq sa edhe burri mbi taka. /Telegrafi/