Burri nga SHBA-të bleu garazhin për 500 dollarë, mbeti i habitur kur brenda saj gjeti kasafortën me 7.5 milionë dollarë (Video)

E publikuar: 24/11/2018 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë me fat kishte blerë për 500 dollarë një lloj garazhi të vogël, por kurrë nuk kishte besuar se kur ta hapë brenda saj do të gjej hiq më pak se 7.5 milionë dollarë të futura në një kasafortë.

Këtë e ka zbuluar ylli televiziv Dan Dotson dhe gruaja e tij Laura. Ai ka pranuar se si një grua i është afruar derisa po merrte pjesë në një aktivitet humanitar në Indio të Kalifornisë, kur ajo filloi t’ia tregojë rrëfimin, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në Twitter nga Dan, dëgjohet gruaja duke thënë: “Burri im punon për një person që kishte blerë garazhin nga ju për 500 dollarë, brenda të cilës kishte një kasafortë”.

“Personin e parë që e telefonuam për ta hapur nuk arriti ta hapë apo nuk deshi. Por, kur e ftuam personin e dytë, ai arriti ta hapë… dhe kasafortat që zakonisht në këto raste janë të zbrazëta, në rastin tonë nuk ndodhi ashtu. Brenda kishte 7.5 milionë dollarë (kesh).

Por, pasi që rrëfimi u bë publik u lajmërua pronari i garazhit, i cili përmes avokatit të tij i ofroi burrit që e gjeti kasafortën plot 600 mijë dollarë si shpërblim.

Dhe pasi që e refuzoi shumën u pajtuan që t’ia jep 1.2 milionë dollarë e 6.3 tjera t’i merr pronari. /Telegrafi/