Burri nga Arabia Saudite i vë emrin e pazakontë fëmijës – “Vendlindje” (Foto)

E publikuar: 26/09/2018 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Arabia Saudite ka vendosur ta quaj vajzën “Vendlindje”, pasi që ajo ka lindur më 23 shtator, ditë kjo kur 88 vite më parë u themelua Mbretëria e Arabisë Saudite.

Burri i identifikuar si Motaab Al Shalaqi, regjistroi të bijën me këtë emër vetëm disa orë pasi erdhi në jetë. Certifikata e saj e lindjes është ngarkuar në Twitter, dhe për pak minuta është bërë virale, transmeton Telegrafi.

Por veprimi i këtij burri ka ndarë në dy grupe qytetarët, ku disa e kanë përgëzuar për patriotizmin e treguar, derisa tjerët besojnë se ai i ka vënë një emër të pazakontë.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e këtij vendi u vënë emra të pazakontë fëmijëve. Në fillim të këtij viti një çift saudit e quajtën fëmijën e tyre “Emiratet”, duke pretenduar se me këtë veprim kanë dashur ta nderojnë Vitin e Zayedit, si dhe kanë shprehur dashurinë për vendin e tyre. /Telegrafi/