Burri më i gjatë dhe gruaja me shkurtër në botë, pozojnë para piramidës së Gizës (Foto)

E publikuar: 27/01/2018 03:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë takuar për të realizuar një fotosesion në Egjipt, duke i bërë kështu fotografitë më të mirë që ndonjëherë janë shkrepur.

Sipas librit të rekordeve Guiness, Sultan Kosen nga Turqia, është zyrtarisht njeriu më i gjatë në botë me 251 centimetra, derisa për dallim prej tij Jyoti Amge nga India, mban rekordin për gruan më të shkurtër në botë me 62.8 centimetra, transmeton Telegrafi.

Ata janë ftuar për të promovuar turizmin e Egjiptit, dhe kështu dyshja kanë pozuar para piramidës së famshme të Gizës në Kajro, njëri nga vendet më të preferuara për realizimin e fotosesioneve.

Që të dy Amge dhe Kosen kanë thyer rekordet në vitin 2011 dhe prej atëherë askush nuk ka arritur t’ua rrëmbej titujt që ata i mbajnë. /Telegrafi/