Burri me dy gra që po e jeton ëndrrën

E publikuar: 13/04/2015 06:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Britani po e jeton atë që shumë persona e kanë ëndërr – ai është në lidhje me dy femra.
Adam, 34 vjeç është në lidhje me 2 vajza, Brooke Shedd, 26 vjeçe dhe Jane Shalakhova 25 vjeç tash e sa kohë.image

Ata kanë kaq shumë besim në lidhjen e tyre, sa që kanë vendosur që të kenë një fëmijë bashkë.

Brooke është ajo që e solli në jetë djalin e tyre, Dante, shkruajnë mediat britanike, transmeton Koha.net.

“Jemi si çdo familje tjetër, vetëm se tek ne do të ketë një baba e dy nëna”, deklaroi Adam.

“Ka shumë arsye pse e preferoj këtë gjë. Pse të mos kem dy dashnore?”, shtoi ai.

“Kur jemi në shtrat gjithmonë dua të jem mes dy të dashurave të mia. Është ëndrra e çdo mashkulli”, theksoi ai.

Jane, që është fotografe, është bashkuar në këtë lidhje 2 vjet më parë, një vit pasi Brooke e Adam u lidhën.

“Kur nuk kam qenë në një lidhje të tillë më parë, por me Brooke e Adam ndihem shumë natyrale”, deklaroi ajo.

Ata planifikojnë që të vazhdojnë lidhjen e tyre edhe për një kohë të gjatë.