Burri i Vjosa Osmanit: Në MPJ punoj qe 15 vjet, u diskriminova disa herë duke mos u ngritur në detyrë

31.08.2019 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Burri i Vjosa Osmanit: Në MPJ punoj qe 15 vjet, u diskriminova disa herë duke mos u ngritur në detyrë

Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka shpjeguar gradimin e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka treguar se në MPJ punon qe 15 vjet, para se të martohej me nënkryetaren e LDK’së, ndërsa thotë se është i vetmi diplomat senior që nuk u angazhua nga asnjë ministër për shërbim jashtë vendit.

Sadriu kishte shkruar me 26 korrik një postimi në Facebook se gradimi i tij përveç që ishte në përputhje të plotë me ligjin për Shërbimin e Jashtëm, ministria kishte vepruar në kundërshtim me ligjin për vonimin e gradimit të tij.

Ai thotë se këto shpifje po dalin në kohën kur gruaja e tij po pretendon të bëhet kryeministre.

Burri i kandidates për kryeministre nga radhët e LDK’së thotë se joligjor është mohimi që i është bërë atij për t’u graduar.

“Çka mbetet joligjore megjithatë, është mohimi për t’u graduar — si e drejtë ligjore — që më është bërë nga titullarët e Ministrisë së Jashtme nga viti 2008 deri më 2016”, shkruan Sadriu.

Veprimin e mosgradimit Sadriu e quan të kundërligjshëm sepse Komisioni për Grada dhe Disiplinë kishte vendosur në dobi të tij për t’u graduar.

“Kjo sepse në takim e parë të Komisionit për Grada dhe Disiplinë në historinë e Ministrisë, të mbajtur më datë 19 prill 2010 numër reference MPJ-ZSP 106/2010, ky Komision ka vendosur PËR të drejtën time për t’u graduar”, arsyetoi Sadriu.

Madje Sadriu thotë se është diskriminuar nga ministrat e jashtëm, sepse tregon se është i vetmi diplomat që asnjëherë nuk është caktuar për shërbim jashtë vendit.

“Për sqarim të mëtutjeshëm të opinionit, më duhet të theksoj se deri te ky Vendim, mbetem diplomati i vetëm, më senior në Ministri i cili asnjëherë NUK është caktuar nga asnjë Ministër për të shërbyer me mandat të plotë jashtë vendit”, shkruan Sardiu.

Shkelje tjetër, sipas Sadriut, ministrat e periudhës 2008-2016 kishin bërë edhe kur i kishin mohuar të drejtën për ushtrim të ankesës për mosdhënie të gradës.

“Për më shumë, duke mbajtur çështjen e gradimit tim pezull, këta ministra më kanë mohuar edhe të drejtën për ushtrim të Ankesës për mosdhënie të gradës si e drejtë ligjore, në shkelje të nenit 16 të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm”, shkruan Sadriu, transmeton Gazeta Express.

Sadriu kishte synuar edhe postin e ambasadorit, por sipas tij ky post padrejtësisht nuk ka arritur ta fitojë.

“Për dallim nga disa të cilët kanë arritur në pozitën e Ambasadorit brenda 2-3 viteve (disa edhe brenda natës), unë edhe pas 14 viteve përvoje pune profesionale dhe menaxheriale, padrejtësisht nuk kam arritur t’a mbajë gradën e ambasadorit”, shkruan Sadriu.

Krejt në fund Sadriu thotë se ai dhe familja e tij vazhdimisht janë paralajmëruar se do të ketë shpifje të ulëta, qëllimi i të cilave është denigrimi i punës dhe integritetit. Reagim ky i cili erdhi sepse sipas Sadriut këto shpifje po dalin me tendencë pikërisht në kohën kur Vjosa Osmani pretendon postin e kryeministres.

“Unë dhe familja ime jemi paralajmëruar që gjatë kësaj periudhe do të ketë shpifje të tilla të ulëta me qëllim të denigrimit të punës dhe integritetit tonë. Megjithatë, po e publikoj këtë reagim për hir të opinionit publik edhe pse tashmë është e qartë se me çfarë tendence po dalin këto shpifje pikërisht në këtë periudhë”, shkruan Sadriu. /GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë, thotë se është në kundërshtim me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e qeverisë, thotë se është në kundërshtim me Kushtetutën

Vdekja nga virusi korona e mban emrin Kina

Vdekja nga virusi korona e mban emrin Kina

Gjoshi – PDK: Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e dorëzoi autoritetin shtetëror tek Serbia

Gjoshi – PDK: Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e dorëzoi autoritetin shtetëror tek Serbia

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin e Pagave

Kushtetuesja merr vendim për Ligjin e Pagave

Aeroporti njofton për fluturimet e planifikuara për pesë ditët e ardhshme

Aeroporti njofton për fluturimet e planifikuara për pesë ditët e ardhshme

Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës për takim nga Thaçi

Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës për takim nga Thaçi

Haziri: Në këtë situatë kundër pandemisë, po punojmë që askush të mos mbetet pa bukë në sofër

Haziri: Në këtë situatë kundër pandemisë, po punojmë që askush të mos mbetet pa bukë në sofër

Ky është biznesmeni që subvencionimin e punëtorëve të tij po e bënë nga buxheti personal, pavarësisht “Pakos Fiskale Emergjente” të Qeverisë Kurti

Ky është biznesmeni që subvencionimin e punëtorëve të tij po e bënë nga buxheti personal, pavarësisht “Pakos Fiskale Emergjente” të Qeverisë Kurti

AGK: Të gjithë punëtorët medialë gjithsesi të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

AGK: Të gjithë punëtorët medialë gjithsesi të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë

Ahmeti reagon për vendimin e MPB-së për ndërprerjen e Transportit Publik në tërë Kosovën

Ahmeti reagon për vendimin e MPB-së për ndërprerjen e Transportit Publik në tërë Kosovën

Pandemia COVID-19 , policia apelon për mbrojtja nga mashtrimet në internet

Pandemia COVID-19 , policia apelon për mbrojtja nga mashtrimet në internet

Ambasada amerikane me njoftim për shtetasit e ShBA-së që janë në Kosovë

Ambasada amerikane me njoftim për shtetasit e ShBA-së që janë në Kosovë

Ali Berisha: S’ka menaxhim të mirë të situatës – po testohen vetëm VIP-at

Ali Berisha: S’ka menaxhim të mirë të situatës – po testohen vetëm VIP-at

Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

Nga 1 prilli shfuqizohet taksa, hyn në fuqi reciprociteti ndaj Serbisë

Kthehet në Kosovë shtetasi që mbeti i bllokuar një javë në aeroportet e Dubait e të Cyrihut

Kthehet në Kosovë shtetasi që mbeti i bllokuar një javë në aeroportet e Dubait e të Cyrihut