Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

E publikuar: 29/05/2020 00:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alban Krasniqi, burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut përmes një shkrimi ka thënë se do të kaloni mbi trupa njerëzish para se, sipas tij, të rikthehet krimi në qeverisje.

Ky reagim erdhi pasi sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

 

Tutje, Krasniqi pati një mesazh edhe për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!”, shkruan Krasniqi.

Ai gjithashtu përmes një shkrimi tjetër ka thënë se nuk do ta pranojë diktaturen dhe se do të luftohet deri në fund për t’i mbrojtur, siç i cilëson ai, të drejtat e tyre, demokracinë, shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Ky reagim erdhi pasi sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Tutje, Krasniqi shkroi “Mjaft mbështetje të krimit, korrupsionit dhe mafisë ballkanase”.