Burri gjysmëlakuriq argëtohet mbi ekskavator në minus 37 gradë celsius, i hedhin dhe ujë të ftohtë në kokë (Video)

E publikuar: 19/12/2018 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi pasur rastin të shohin ngjarje të pazakonta që ndodhin në Rusi në ditët kur temperaturat janë shumë të ulëta, megjithatë asgjë nuk mund të krahasohet me protagonistin e videos së publikuar më poshtë.

Aty shihet Alexander Shish që kishte vendosur gjysmëlakuriq të “shëtis” mbi ekskavator, derisa temperatura në ato momente ishte minus 37 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, sapo zbret nga ekskavatori që e kishte shfrytëzuar si luhatëse për t’u argëtuar, atij i hedhin mbi kokë një kovë me ujë të ftohtë.

Kjo nuk është hera e parë që Shish bën një gjë të tillë, duke sfiduar veten në temperatura të ulëta, ai kohë më parë kishte filmuar veten duke u larë në ujërat e mbuluar me akull./Telegrafi/