Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq”, zgjohen Leicesteri dhe Tottenhami

22.01.2020 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Burnley “turpëron” “Djajtë e Kuq”, zgjohen Leicesteri dhe Tottenhami

Manchester United “turpërohet” në “Old Trafford” (0-2) nga Burnley, duke mos përfituar nga ndalesa e Chelsea-t në derbin e Londrës me Arsenalin (2-2).

“Djajtë e Kuq” pësuan nga një gol në çdo pjesë, pa mundur ta tundnin rrjetën e kundërshtarit, në një sfidë që konsiderohej e lehtë në letër, por që në realitet rezultoi një makth i vërtetë.

Në minutën e 39-të, një top i gjatë i hedhur në zonën gjeti kokën e Mee, i cili nxori në pozicion gjuajtje Wood fare pranë zonës së portierit, me de Gean që nuk mund të bënte asgjë, 0-1.

Në të 56’ erdhi goli i dytë i skuadrës mike, pas një kombinimi fantastik, që u përmbyll me “perlën” e Rodriguez që përfundoi në trekëndësh.

Leicester City la pas krizën e rezultateve të ndeshjeve të fundit me një sukses të thellë 4-1 përballë West Hamit në “King Power Stadium”. “Dhelprat” dominuan gjatë gjithë lojës, ndonëse në një moment goli i shënuar me penallti nga Noble, për rezultatin e përkohshëm 2-1, e lëkundi për një moment besimin tek ekipi i drejtuar nga Brendan Rodgers.

Në pjesën e parë për Leicesterin shënuan Barnes dhe Pereira dhe menjëherë pas shkurtimit të diferencës nga West Hami spikati me një dygolësh Perez, që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Buzëqesh pas 4 rezultateve jo të mira Jose Mourinho, pasi Tottenhami, që ai drejton, fitoi 2-1 përballë Norwichit.

Dele Alli dhe Son Heung-min shënuan në çdo pjesë, ndërsa penalltia e shndërruar në gol nga Pukki i vlejti vetëm për statistikë ekipit mik./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Babai i futbollistit serb thotë se i biri do të luajë për Kosovën, për përjashtimin nga puna nuk flet

Babai i futbollistit serb thotë se i biri do të luajë për Kosovën, për përjashtimin nga puna nuk flet

MKRS-së: Reagimi ka me qenë i ashpër për rastin e futbollistit Ilija Ivic

MKRS-së: Reagimi ka me qenë i ashpër për rastin e futbollistit Ilija Ivic

Babel tallet me kundërshtarin

Babel tallet me kundërshtarin

Challandes i palumtur me formatin e play-off’it: E pamundur për tifozët e Kosovës të në përkrahin në finale

Challandes i palumtur me formatin e play-off’it: E pamundur për tifozët e Kosovës të në përkrahin në finale

Bebe Rexha tregon edhe njëherë të pasmet e saj gjigante

Bebe Rexha tregon edhe njëherë të pasmet e saj gjigante

Nicki Minaj foto intime me burrin, jo të gjithë fansat e miratojnë

Nicki Minaj foto intime me burrin, jo të gjithë fansat e miratojnë

Pa koment: Luan violinë gjatë operacionit në tru

Pa koment: Luan violinë gjatë operacionit në tru

Shënoi dy gola, Uzuni zgjidhet më i miri i javës në Kroaci!

Shënoi dy gola, Uzuni zgjidhet më i miri i javës në Kroaci!

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

INSEMINIMI INTRAUTERIN (IUI)

Barça mbron presidentin, paguante për të kritikuar lojtarët

Barça mbron presidentin, paguante për të kritikuar lojtarët

Ndërron jetë legjenda e Manchester United

Ndërron jetë legjenda e Manchester United

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)