Burim Ramadani e Bilall Sherifi në mbrojtje të Astrit Gashit e fjalës së lirë

E publikuar: 09/04/2015 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj kërcënimeve të drejtorit të Bordit të Gazetës Blic, Astrit Gashi nga ana e drejtorit të Inteligjencës financiare kanë reaguar edhe drejtuesit e partive opozitare. Burim Ramadani i AAK-së dhe Bilall Sherifi i Nismës për Kosovën e kanë quajtur të papranueshëm kërcënimin e Nuhiut.

“Kërcënimet ndaj gazetarëve – primitivizëm dhe anarkizëm. Të dashur miq, Kërcënimi i gazetarit Astrit Gashi është vepër e papranueshme dhe e patolerueshme. Deri kur do të vazhdojnë këto lloj sjelljesh? E drejta e informimit publik, shprehjes së lirë, medias së lirë, sikurse edhe dinjiteti njerëzor është e shenjtë në demokraci. Çdo kush duhet të mësohet të kërkojë të drejtën e vet përmes drejtësisë. Nëse media nuk ka informuar të vërtetën, atëherë drejtojuni gjykatës. Jo në forma primitiva të të menduarit dhe anarkike të të vepruarit”, ka shkruar sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani në Facebook.

Edhe anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi e ka quajtur të papranueshëm kërcënimin e Dardan Nuhiut.

“Edhe nje fakt i bërë publik (sepse të tilla të cilat qytetarët të shtyrë nga frika nuk i bëjnë publike ka me qindra) që shteti është kapur në formën më të egër të mundshme. Kjo është edhe një arsye më shumë që në mënyrë masive të protestojmë më 18 prill 2015”, ka shkruar në Facebook, Bilall Sherifi.

10629602_10153258783153219_1466272644696245386_n