I burgosuri ik nga QKUK-ja, kapet nga Policia

E publikuar: 30/03/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i burgosur deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës  dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Policia ka bërë të ditur se personi L.G (1998) ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës.

Rreth orës 22:00 në fshatin Grabanicë, gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar në një automjet i tipit “Mercedes” me targa regjistrimi vendor, transmeton Klan Kosova.

Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar t’i ikte policisë, por falë reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellur në Stacionin policor në Klinë.

Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër (4) vjetësh.