Burdushi thotë se me 2018 do të ketë liberalizim, e se Qeveria nuk e mbijeton shtatorin!

E publikuar: 31/12/2017 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fallxhiu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, thotë se Qeveria Haradinaj pritet të bie në pranverën e vitit të ardhshëm, ose më së largu mund të mbijetojë deri në shtator.

Në një intervistë për numrin festiv të gazetës Kosova Sot, Burdushi ka thënë se do të ketë ende mjegullime politike. Ndërsa, kah pranvera apo mesi i qershorit shprehet do të ketë ndryshime sa i përket Demarkacionit. Ai thotë se kjo marrëveshje do të kalojë dhe më në fund kosovarët mund të gëzojnë liberalizimin e vizave.