Bundesliga, buzëqeshin Mavraj e Abrashi

E publikuar: 10/09/2016 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka humbës mes shqiptarëve të Bundesligës në javën e 2 të Kampionatit Gjerman. Mërgim Mavraj siguroi një barazim të rëndësishëm në fushën e Ëolfsburg, ndërsa Freiburgu i Amir Abrashit arriti fitoren e parë me një sukses 3-1 ndaj Borussia Mounchengladbach. Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj u aktivizua titullar në transfertën e Wolfsburgut ku gjatë gjithë 90 minutave arriti t’u bënte ballë suleve të skuadrës vendase. Wolfsburgu tregoi superioritet të dukshëm gjatë pjesës së parë por Mario Gomez nuk arrit të kalonte portierin Muller. Rastin më të pastër e pati në këmbët e tij Yuya Osako por topi nuk shënjestroi portën duke e ruajtur të paprekur rrjetën e ujqërve. Kolni fitoi terren me kalimin e minutave dhe në të 55-ën ishte Risse që me një goditje dënimi tronditi sërish kuadratin e mbrojtur nga Koen Casteels. Me këtë barazim, Koln ngjitet në kuotën e 4 pikëve po aq sa Wolfsburgu. Në Freiburg, Amir Abrashi e ndoqi nga stoli pjesën më të madhe të ndeshjes ku skuadra e tij 3-1 ndaj Borussia Mounchengladbah. Ishte Hazard që në minutën e 35 të pjesës së parë kaloi në avantazh miqtë.

Por gjatë fraksionit të dytë, debutuesit e Bundesligës dolën me një tjetër fytyrë nga dhomat e zhveshjes duke gjetur golin ë barazimit në minutën e 54 me Maximilian Philipp.

I njëjti autor shënoi golin e dytë në minutën e 85, ndërsa Petersen realizoi nga pika e bardhë golin e sigurisë në minutën e 88.

Mesfushori shqiptar Amir Abrashi u aktivizua vetëm në minutën e 89 duke zënë vendin Vincenzo Grifos. Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen kaloi 3-1 Hamburgun, Hertha fitoi 2-0 në fushën e Ingolstad, ndërsa Darmstad u mjaftua me një gol për të kaluar Frankfurtin.