Bulliqi: As PDK nuk i ka votat! Jo 1 here, po edhe 10 here me shkue n’zgjedhje per me pshtue territorin (Video)

E publikuar: 24/10/2016 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi mbledh edhe fakte te reja, po Isa Mustafa nuk ka shpreh interesim.Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK’s ka thane se per me mbrojt vendin duhet me shkue jo vetem njiher por shume here ne zgjedhje.

Bulliqi, keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Bulliqi ka thane se, nese shkohet ne zgjedhje, LDK nuk ka nevoje me u tute, sepse problemet qe kane ndodhe si me Demarkacionin edhe me Asociacionin nuk i ka fajet LDK, por ne ate kohe ka qene ne pushtet PDK.

Ai ka thane se Demarkacionin nuk po e lejon pozita, e jo si po thuhet – opozita me u miratue.

Derisa per deklaraten e perbashket per vizat, Bulliqi, ka thane se kjo mundet me ndodh, por kerkohet nji konsensus i perbashket per me arrite deri te nji pajtim definitiv dhe nese kjo merret parasysh, kishte me qene shume pozitive.

Simbas tij, nese shkohet ne zgjedhje, nuk asht problem sakrifikimi i individeve dhe humbja e mandateve, vetem se duhet me u ruejt territori i vendit dhe integriteti i tij.

Kurse per “Trepçen” Bulliqi thote se me miratimin e Ligjit, Qeveria ka arrite me ba nji zgjidhje te perkohshme, tue shtue se nese kjo çashtje shkon ne Bruksel, ky kishte me qene gabimi ma i madh qe mundet me u ba ne kete kohe.

Derisa per Listen Serbe, ai ka thane se ata duhet me u pajtue dhe duhet me i besue Gjykates Kushtetuese per cdo vendim qe merr ajo.

Kurse per demarkacionin, ai ka thane se i kane ofrue fakte edhe kryeministrit edhe pse ata nuk kane shpreh interesim shume per to, tue shtue se ato u jane prezentue fakte edhe Qeverise por edhe institucioneve dhe qytetareve.

Ai ka thane se ka me ardh momenti se kemi me u ungje me palen malazeze me rinegociue dhe se ata kane shpreh gatishmeni dhe se kjo kishte me arrite shpejt te nji zgjidhje perfundimtare.