Bulliqi: Jane vetem disa njerez qe po i bajne dam LDK, por ka ilaç edhe per ta!

E publikuar: 01/03/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Mbas nji konsulte te gjate me elektoratin tim, qe me kane votue, me kane kerkue qe une mos me marre pjese ne seancen e zgjedhjes se Presidentit. Kam prite nga LDK qe te pakten kandidati i dyte per President te jete nga LDK”, tha  Shpejtim Bulliqi nga LDK ne emisionin Rrokum Roll.

https://www.youtube.com/watch?v=KBkspa9T0Es

 

Tue thane se nuk asht njeri qe i nenshtrohet presioneve, Bulliqi tha se ka pase takime mes LDK’s ku asht kerkue pjesemarrja e tij ne seance.

“Ata mund ta kene konsiderue si presion, por une jo, i kam marre me kohe qendrimet e mia”, theksoi Bulliqi, tue shtue se po mendon qe ka ba veprim te mire.

Tue vleresue se koalicioni asht ba per shkak te shtetit, Bulliqi tha se LDK asht dashte me shkue ne zgjedhje, para se me zgjedh Presidentin. E kjo simbas tij, per me marre mbeshtetje nga populli.

“Kam frige se na mundemi me pesue shume keq nese shkohet tash ne zgjedhje”, tha ai, tue shtue se shpreson qe kjo kohe te zgjase edhe ma shume, per me tregue kjo Qeveri veten.

Per situaten politike, Bulliqi tha se edhe sot gjendja politike asht e njajte si ditet e kalueme.

Kerkesen e disa degeve te LDK qe deputetet qe e votuen Thaçin per President me u shkarkue, Bulliqi tha se asht kjo papjekuni politike.

“Ata njerez shume pak kane punue per LDK’n. Ata jane te vone, jane parashutista ne LDK. Prandaj nuk kane te drejte te flasin e as te bajne kesi lloje kerkesash”.

“Une edhe Agim Veliu jemi ne te njajten dege. Na jemi mate ne milet, e dime sa vota ka pase Veliu e sa i ka pase Bulliqi, kam qene ne 2 mandate ma i votuemi ne Podujeve, prandaj une nuk jam sfidue veç njihere, por disa here”, sqaroi Bulliqi, tue kerkue se nese ka diçka ma shume Veliu se ai, me i kallxue.

“Mu po me brengos nji fakt qe ai po ban deklarata e mandej po i ndryshon. Na çadrat e dime ku jone, se sikur ta kishim pase nji vullnet te tille, na s’e kishim vete ate…kishim shkue. Une nuk rri per hater te askujt ne LDK, por kam punue shume per te edhe ne kohe shume ma te randa e lene ma tash, e mos te vjen dikush me me tregue diçka per LDK”, tha ai lidhun me deklaratat e Kryeministrit Mustafa.

“Une nuk e kam te qarte a kemi pase a jo vendim per koalicion. Specialistet e kesaj fushe me kane thane qe kemi ardhe njihere me diskutue e jo me nenshkrue”, tha deputeti lidhun me formimin e koalicionit PDK-LDK.
E krejt ne fund Bulliqi tha se nese jane veç disa njerez po i bajne dam LDK’s – “ka ilaç edhe per ata”. /Rrokum tv/