Bulliqi Haxhiut: Nuk jemi mëkatarë – e kemi kryer punën për demarkacionin në mënyre profesionale

E publikuar: 27/10/2016 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi në një reagim ndaj gazetarit Baton Haxhiu ka thënë se nuk janë mëkatarë por e kanë kryer punën në mënyrë profesionale në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

“I nderuari Baton shkenca bazohet në fakte, pa marr parasysh se ato fakte a i shkojnë përshtati qeverive ne raste te caktuara. Faktet prezantohen ashtu siç janë, ndërsa e të tjerëve është të konstatojnë vërtetësinë e tyre dhe zbatimin në procese tjera, sidomos politike.

Shkenca dhe shkencëtaret nuk kanë të drejt morale e as intelektuale që askujt t’iu imponojnë faktet shkencore për zgjedhjen e problemeve të caktuara, ata e kanë për obligim vetëm t,iu prezantojnë ato, këtë e kemi bërë ne, ndërsa strukturave vendimmarrëse u mbetet te vendosin a ti zbatojnë apo jo.” ka thënë Bulliqi.