Bullgaria e gatshme ta thellojë bashkëpunimin me Qeverinë Haradinaj

E publikuar: 19/10/2017 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendëskryeministren Zaharieva për intensifikimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe veprimet dinamike drejt përmbushjes së obligimeve që burojnë nga MSA-ja.

Kryeministri Haradinaj poashtu e falënderoi znj. Ekaterina Zaharieva për rolin konstruktiv të Bullgarisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Zaharieva i uroi kryeministrit Haradinaj marrjen e përgjegjësive në krye të ekzekutivit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.