Bullgarët shpjegojnë për samitin e Sofjes: Nuk do të ketë nënshkrime nga vendet e Ballkanit

E publikuar: 23/04/2018 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta spanjolle „El Pais“, ka shkruar se Madridi do ta bllokojë deklaratën BE-Ballkani Perëndimor pasi Kryeministri i këtij nuk dëshiron që ta vë nënshkrimin në një dokument me përfaqësuesin e Kosobës, që në këtë rasti i be të jetë Hashim Thaci, i cili është ftuar në kryeqytetin bullgar.
Por, nga presidenca bullgare i kanë demantuar njoftimet e tilla duke thënë se 28 ambasadorët e vendeve anëtare tashmë e kanë dhënë miratimin për draft-deklartën që pritet të miratohet në samitin e Sofjes.

„Draft-deklarata është miratuar edhe nga ambasadori i Spanjës në BE. U takon vendeve anëatare ta aprovojnë“ ka thënë zëdhënësja e përfaqësisë bullgare në BE Genoveva Cervenakova.

Ajo ka thënë se ky tekst tashmë u është dërguar vendeve të Ballkanit për konsultime.

Mediat megjithatë njoftojnë se ky dokument do të aprovohet vetëm nga BE e jo edhe në formatin BE –vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu sic ishte parashikuar.

Për shkak se Kosova nuk njihet në dokument vendet e Ballkanit Perëndimor do të cilësohen vetëm si partnerë e jo si shtete.

Deri më tani është raportuar se Kryeministri i Spanjës do të shkojë në Sofje vetëm në pjesën e parë të Samitit me vendet e BE’së ndërsa jo edhe në ditën e dytë kur pjesa tjetër e BE’së do të mbajë takim me vendet e Ballkanit.