Bujqësia dhe përpunimin ushqimit, sektorët më i rëndësishëm për Kosovën

E publikuar: 14/04/2015 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka prezantuar raportin “Tregjet Potenciale për Eksport”, ku thekson se Kosova ka potencial për tregjet e Bashkimit Evropian.

Në raport thuhet se eksportet kosovare për në BE janë rritur më shumë se 5 herë. Nga rreth 20 milion euro në vitin 2005 në 115 milion për vitin 2013. Në të njëjtën kohë raporti thekson se importet janë rritur më shumë se dyfish, nga rreth 400 milion euro në 1 miliard euro.

Teuta Xhabali, menaxhere e projektit ‘ndihmë tregtisë” tha se ky raport ofron informata lidhur me tregjet e rajonit të CEFTA-s.

“Kosova dhe eksporti i saj çdo ditë e më shumë po rritet. Qëllimi ka qenë që ne të formojmë një raport ku të gjitha bizneset do ta gjenin vetën”, ka thënë ajo, raporton Indeksonline.

Ndërsa Valbona Dushi drejtoreshë e departamentit të industrisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se kanë hartuar një politikë për zgjerimin politikave industriale të cilat do ta përkrahin zhvillimin e bizneseve private në Kosovë.

“Ky raport për tregjet potenciale për eksport do të jetë një shtysë e madhe për përkrahjen e sektorit privat”, ka thënë Dushi./Indeksonline/