Buja: Thaçi Nuk u Arrestua pse Ishte në UÇK

E publikuar: 21/10/2016 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur u pyet nga DnK-ja, Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, shpjegon deklaratat e tij në Kuvend të dhëna për Thaçin.

Në edicionin sontëm, “Drejtësia në Kosovë” transmetoi emisionin për arrestimin dhe paraburgimin e drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicë Nehat Thaçit, nga ana e policisë serbe.

Kur ishte pyetur nga DnK-ja, Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, shpjegon deklaratat e tij në Kuvend të dhëna për Thaçin.

“Ajo çka unë kam deklaruar është publike, listat e ushtarëve janë publike. Nehat Thaçi nuk është arrestuar pse ka qenë në UÇK po pse është shqiptar dhe është drejtor i Policisë së Kosovës”, tha Buja i cili shtoi se lirimi i tij varet nga politika.

“Lirimin e Thaçit nuk e bëjnë avokatët mbrojtës, lirimin e Thaçit e bën politika”, theksoi Buja.

Ai këto komente i bëri pasi u pyet nga emisioni rreth deklarimeve të tij në kuvend së Thaçi ka qenë ushtar i UÇK-së. Ndërsa në anën tjetër Thaçi, sipas avokatit të tij Vladimir Gajiq, kishte deklaruar ne prokurorinë serbe se nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Emisionin e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: