Buffon: Unë trajner? Ndoshta i kombëtares

E publikuar: 20/10/2016 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si gjithmonë Gianluiggi Buffon nuk di të fshihet. Madje edhe në momentin e shijimit të një paraqitjeje të jazhtëzakonshme ndaj Lionit në Champions League, kapiteni i Juventusit u jep një mesazh shokëve të tij të skuadrës.

“Për mendimin tim, Juvja duhet të përmirësohet. Ne kemi jemi në krye të grupit dhe kemi ambicie në Europë, por ajo që po japim në fushën e blertë mund të mos mjaftojë.”

Duket si një shenjë alarmi pas një fitoreje të arritur nga dy episode në favor të bardhezinjve sic ishin pritja e 11-metërshit nga 38-vjecari dhe goli i realizuar nga Cuadrado.

Të shtunën në mbrëmje Juventusi do të përballet e Milanin, skuadrën që mban vendin e dytë në Serinë A e në këtë rast është e paevitueshme për Buffon që të mos flasë për pasardhësin e tij në kombëtare, Gigio Donaruma.

“Është një portier me reflekse, inteligjent dhe me cilësi të jashtëzakonshme. Ka gjithcka për të hyrë në histori. Duhet të presim edhe 20 vjet për të kuptuar se deri ku mund të arrijë.”

Pas Milanit dhe Sampdorias, vjen Napoli, skuadra që rivalizoi Juventusin sezonin e kaluar. Një sfidë e vecantë kjo sidomos për Gonzalo Higuain, që ka fituar respektin e Buffon me dy cilësi: profesionalizmin dhe pozitivitetitin e tij.

Në arrin të mposhtësh një rival në momentin e tij të vështirë, i jep një goditje të rëndë objektivave të tij.

Pavarësisht kritikave të shumta që mori në javët e fundit, Buffon ka ende për të treguar në karrierën e tij. Gjithsesi, në moshën 38-vjecare, duhet të nisë të mendojë edhe për të ardhmen.

“Nuk më pëlqen të punoj si trajner cdo ditë me një klub, ndërsa rolin e përzgjedhësit të kombëtares nuk e përjashtoj. Do të kisha sërish emocionet e fushës, por edhe lirinë për t’iu dedikuar gjërave të tjera.”

Kushedi, ndoshta Italia e ka gjetur pasuesin e Venturës.