Buffon sapo theu rekordin

E publikuar: 20/03/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon sapo theu rekordin në Serie A sa i përket mbajtjes së portës pa pësuar. Ai në minutën e 4-të të ndeshjes me Torinon që po zhvillohet momentalisht, zyrtarisht kaloi Sebastian Rossin që mbante këtë rekodrd, transmeton Infosot.

Buffon kështu arriti të kalojë 930 minuta pa pësuar gol, duke thyer rekordin e Sebastian Rossi që mbante këtë rekord me 929 minuta pa pësuar si portier i Milanit në sezonin 1993-1994. /Infosot