Buffon: Fitimi i Ligës së Kampionëve do të ishte fundi i përsosur i karrierës sime

E publikuar: 12/02/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Buffon është një ndër legjendat e futbollit aktual, por që në sirtar i mungon një trofe.

Portieri italian ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm sa i përket me klube dhe kombëtare.

Megjithatë, italiani tash e sa vite është në kërkim të titullit të parë në karrierë të Ligës së Kampionëve.

Gianluigi Buffon (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Në një intervistë para ndeshjes midis Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedit, ai tha se Liga e Kampionëve është gara më e fortë që ka luajtur ndonjëherë në futboll.

“Për mua, Liga e Kampionëve do të jetë gjithnjë gara më e lartë, konkurrenca më e mirë në të cilën mund të luaj. Jam mirënjohës ndaj Ligës së Kampionëve për çdo lloj emocioni që më dha dhe do të doja të kisha mundësi ta fitojë sepse do të ishte fundi i përsosur i karrierës sime”, tha Buffon.

Ky i fundit pritet të jetë në formacionin startues të ndeshjes së parë në Old Trafford, i cili do të duhet të nis në orën 21:00.

Theksojmë se 41-vjeçari ka fituar disa torfe me Parmën dhe Juventusin si dhe kombëtaren italiane të futbollit. Ndryshe, Buffon gjatë verës së kaluar u transferua te parisienët pas përfundimit të karrierës me Juven. /Telegrafi/