Buffon: Duhet ta fitojmë Championsin, nuk do të jemi turistë

E publikuar: 13/05/2015 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gianluigi Buffon ka folur pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Real Madridit.

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Berlinit.

Buffon deklaroi se bardhezinjtë nuk do të jenë vetëm turistë në Berlin, por do të provojnë ta fitojnë finalen kundër Barcelonës.
“Ne nuk do të jemi turistë në Berlin, kur ti ke shansin të luash në finale të Ligës së Kampionëve atëherë ju duhet ta fitoni atë”, u shpreh Buffon.