Buburreci që i hyri në ekran, vazhdon të bëjë xhiro edhe pas dy muajve (Video)

E publikuar: 30/08/2018 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ian Ossia nga Leeds i Anglisë, po nervozohet çdo ditë me një buburrec, që po i bën xhiro nëpër ekranin e laptopit.

Biznesmeni 46-vjeçar, që ka paguar 5,000 euro për atë Apple MacBook Pro, nuk po mund ta dërgojë për ta riparuar, sepse i nevojitet për çdo ditë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di se nga ka hyrë, por për dy muaj është brenda dhe po mbijeton ende”, ka thënë Ossia, i cili po mendon se insekti e ka gjetur një vrimë prej nga po del që të ushqehet. Mirëpo, nuk është gjetur asnjë vrimë, çoftë edhe sa maja e gjilpërës.

Sipas disa njohësve të teknologjisë, buburreci ka hyrë derisa po kompletohej laptopi dhe mund të gjejë ndonjë shteg për të dalë, nëpër hapësirën e ftohësve. /Telegrafi/