Bryant viziton Parisin, dhuron spektakël në stërvitje me yjet e PSG-së (Foto/Video)

E publikuar: 21/10/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Basketbollisti legjendar amerikan, Kobe Bryant po ka më shumë kohë pas pensionimit nga profesioni i tij.

Ish-ylli i NBA ka vizituar gjigantin francez Paris Saint Germain në stërvitjet e kësaj skuadre.

Ai ka marrë disa fanella me vete të Los Angeles Lakers për t’i dhuruar yjeve të Parisit.

Pas takimit që kishte me futbollistët parisien Bryant foli edhe për largimin e tij nga sporti i basketbollit.

“Kjo nuk është hera e parë për mua që jam në Paris, kam qenë këtu edhe shumë herë tjera. Vitet e kaluara, në këtë periudhë, luaja basketboll, por tani kam fatin të jem këtu te qendra stërvitore”, ka deklaruar legjenda amerikane.

Tutje ylli i Lakers ka thënë se nuk i mungon basketbolli pas tërheqjes nga ky sport.

“Jo nuk është duke më munguar basketbolli, por më pëlqen të shoh si përgatiten disa prej lojtarëve më të mirë në botë”.

“Kam bërë shumë pyetje për të kuptuar më mirë se çfarë bëjnë. Kam mbetur pa fjalë nga ajo që kam parë”, u shpreh ish-numri 24 i Lakers.

Lojtarët e PSG-së janë dukur të gëzuar që kanë takuar Bryantin pasi shumica nga ta kanë shpërndarë foto me legjendën e basketbollit nëpër rrjete sociale. /Telegrafi/