Bruno lançon “Ajo”

E publikuar: 27/04/2016 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bruno ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Ajo”. Artisti, i cili deri më tani njihet për bladat shumë të këndshme, këtë herë vjen me një këngë ritmike.

Kjo këngë e rikthen Brunon në vëmendjen e fansave pas bashkëpunimit aq shumë të suksesshëm me Elvana Gjatën, për këngën e titulluar “Love me”. “Ajo” është produkt i “ThreeDots”, ndërsa klipi i këngës është po aq interesant sa edhe muzika e saj.

Bruno, kohëve të fundit është diskutuar gjatë në media, që nga dita kur u lançua kënga më e fundit e Nora Istrefit, refrenin e së cilës artisti e kishte publikuar në një triler të projektit të tij të ri kohë më parë.

/ TCh/