Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë

E publikuar: 16/05/2019 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka prezantuar para medive një fotografi të dhunimit të një gruaje nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Kemi fakte të gjenocidit në Kosovë, helmimin masovik do të thotë të fillosh luftën me fëmijë. Akt gjenocidial është edhe pushimi i atyre nga puna. Dëshmova një ndër faktet e dhunës seksuale ndaj grave. Sikur neve na është mbyllur goja dhe mundësia për të fol këto gjëra. Në qytete të mëdha kanë ekzistuar punkte të veçanta”, tha Brovina.

Ajo më tej ka treguar edhe për dëshmi të tjera që janë gjetur e që lasin për akte dhunimi në Vushtrri.

“Një dëshmi është kasetë që i është gjetur një ushtari serb, me akte të dhunimit në Vushtrri, incizim që është bërë me rrobat e përgjakura të grave dhe ky incizim i është dorëzuar prokurores së Tribunalit të Hagës. Ka mjaft të tjera dëshmi, kam histori të këtyre grave që jo të gjitha janë si heroina që dëshmoj në OKB. Por, para gjykatës dhe dëshmitë që këtu është bërë një gjenocid”, tha Brovina, raporton EO.

“…Asnjëherë prokuroria speciale qoftë edhe EULEX-i ju kam thënë se kemi dëshmi-akuza, që i kemi ngritur më 1999, nuk është marrë masa as askujt. As mua nuk me kanë marrë. Patëm në fund forcën politike që të ngrisim akuzën për gjenocid dhe ngritjen e një Tribunali që nuk vjetërsohet dhe ta dëshmojmë që këtu ka ndodh krimi i paparë”.