Broadcom pritet të rrisë ofertën e blerjes së Qualcomm

E publikuar: 23/11/2017 01:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Broadcom pritet të rrisë ofertën për rivalin e Qualcomm pasi ky i fundit refuzoi 103 miliard dollar duke e vlerësuar si shumë të ulët.

Prodhuesi i çipeve Broadcom zbuloi në fillim të Nëntorit një ofertë me vlerë 103 miliard dollar për Qualcomm, një marrëveshje e cila nëse finalizohej me sukses do të ishte më e madhja në historinë e teknologjisë.

Sipas propozimeve të Broadcom, aksionerët e Qualcomm do të përfitonin 70 dollar për aksion, 60 dollar në kesh dhe 10 dollar aksione në Broadcom.

Oferta u konsiderua si oportuniste sepse aksionet e Qualcomm kanë rënë ndjeshëm që kur nisi beteja me Apple. Në 2014-ën, aksionet vlerësoheshin me 81.97 dollar.

Megjithatë krahas instrumenteve financiarë siç është rritja e ofertë, Broadcom ka kërcënuar Qualcom me zëvendësimin e bordit drejtues.

Aksionerët e Qualcomm lanë të kuptohej se kërkonin të paktën 80 dollar për aksion.

Qualcomm ka shpikur një mori teknologjisë mobile të komunikimit dhe gjithashtu shet procesorët të cilët fuqizojnë telefonët tanë dhe pajisjet mobile elektronike.

Kompania aktualisht gjendet në një betejë ligjore me Apple dhe është pranë finalizimit të blerjes së NXP Semiconductors, prodhuesit të çipeve për automjetet. /PCWorld Albanian