Broadcom ofron 130 miliard dollar për Qualcomm

E publikuar: 06/11/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i çipeve Broadcom zbuloi ditën e sotme një ofertë me vlerë 130 miliard dollar për Qualcomm, një marrëveshje e cila nëse finalizohet me sukses mund të jetë më e madhja në historinë e teknologjisë.

Sipas propozimeve të Broadcom, aksionerët e Qualcomm do të përfitojnë 70 dollar për aksion, 60 dollar në kesh dhe 10 dollar aksione në Broadcom.

Kjo do e vlerësonte Qualcomm plot 103 miliard dollar. Sipas Financial Times, Qualcomm pritet të refuzojë ofertën e cila është tejet e ulët.

Broadcom tha se oferta vlen pavarësisht nëse Qualcomm finalizon blerjen e NXP. Në mbyllet me sukses, marrëveshja do të ishte më e madhja në historinë e teknologjisë dhe do të krijonte një kompani 200 miliard dollarëshe.

Burime të afërta me çështjen thanë se për bordin drejtues të Qualcomm, 70 dollar për aksion është shumë larg asaj që kishin pritur.

Oferta konsiderohet si oportuniste sepse aksionet e Qualcomm kanë rënë ndjeshëm që kur nisi beteja me Apple. Në 2014-ën, aksionet vlerësoheshin me 81.97 dollar.

Gjithashtu nëse Qualcomm merr aprovimin nga autoritetet për blerjen e NXP, aksionet e saj do të ishin më lart sesa ofron Broadcom. /PCWorld Albanian