Broadcom kërkon blerjen “me forcë” të Qualcomm

E publikuar: 05/12/2017 06:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i çipeve Broadcom do të ndërmarrë hapin e parë formal për të marrë nën kontroll Qualcomm ku pritet të zbulojë kandidatët të cilët aksionerët e Qualcomm duhet të votojnë për të zëvendësuar bordin drejtues raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Lëvizja e Broadcom vjen pasi Qualcom refuzoi një ofertë 103 miliard dollarëshe muajin e kaluar. Aksionerët e Qualcomm që janë të gatshëm të hyjnë bisedime për të shitur kompaninë do të votojnë bordin drejtues më 6 Mars.

Broadcom ka përgatitur një listë me 9 meshkuj dhe 2 femra si kandidatë për bordin drejtues të kompanisë, shumica e të cilëve kanë eksperiencë të gjërë në teknologji.

Broadcom nuk do të dërgojë asnjë ofertë të re për Qualcomm. Është konsideruar një rritje e ofertës por ajo nuk do të bëhet publike përpara muajit Mars.

Zëvendësimi i bordit drejtues të Qualcomm jo vetëm që do të çojë në shitjen e këtij të fundit por ata do të mbikëqyrin operacionet e kompanisë deri të mbyllet marrëveshja e blerjes nga Broadcom.

Nga ana tjetër Qualcomm i ka hyrë një betejë ligjore me Apple, një çështje e cila do të trajtohet me kujdes gjithashtu nga bordi drejtues i ri.

Qualcomm është në pritje të finalizimit të blerjes 38 miliard dollarëshe të NXP. /CIO Albanian