Broadcom kërkon blerjen e Qualcomm për 103 miliard dollar

E publikuar: 04/11/2017 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i njohur i çipeve të rrjeteve ka përgatitur një ofertë për blerjen e gjigandit të semikonduktorëve Qualcomm raportoi agjencia e lajmeve Reuters, një marrëveshje e cila mund të jetë blerja më e madhe në historinë e teknologjisë.

Nëse marrëveshja përfundohet me sukses, ajo do të krijonte një gjigant 200 miliard dollarësh si dhe kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pozitat e Intel.

Vlera e marrëveshjes ende nuk është përcaktuar megjithatë oferta pritet të jetë mes 70 deri në 80 dollar për aksion.

Me 70 dollar aksionin, Qualcomm do të shitej për 103 miliard dollar. Të dy kompanitë refuzuan të komentin këtë raport.

Lajmi vjen në një kohë kur Broadcom është gati të zhvendoset nga Singapori në SHBA, një lëvizje e konfirmuar edhe nga Presidenti Trump.

Blerja do të ishte më ambiciozja në historinë e Broadcom. Qualcomm nga ana tjetër është pranë finalizimit të blerjes 38 miliard dollarëshe të NXP Semiconductors. /PCWorld Albanian