Brnabiq në Vjenë shpreh shqetësimin për taksën në mallrat serbe, kështu i përgjigjet Haradinaj

E publikuar: 19/11/2018 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj homologes së tij serbe, Ana Brnabiq rreth taksës për importin e produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Argumentet e tij shefi i qeverisë kosovare i paraqiti në Vjenë, në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Kryeministrja serbe, Brnabiq tha se taksa e vendosur për mallrat që importon Kosova nga Serbia “nuk është vetëm shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, por edhe një diskriminim i pastër ndaj Serbisë dhe çdo gjëje serbe”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Haradinaj, i cili nuk i dha shpjegime kreyministres serbe nëse do të hiqet kjo taksë, por vetëm sqaroi arsyet e marrjes së këtij vendimi ndaj Serbisë e cila, sipas tij, e ka diskriminuar Kosovën dhe mallrat e saj.

“Asnjë, kamion, asnjë mall, asnjë produkt nga Kosova nuk mund të udhëtojë nëpër Serbi, për tek një ekonomi tjetër për shkak të barrierave jo tarifore”, tha Haradinaj. /Telegrafi/