Britania prezanton laserin që shkrinë granatat e ndan aeroplanët në gjysmë (Video)

E publikuar: 21/03/2017 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ka prezantuar një laser të fuqishëm, që ndanë aeroplanët në gjysmë dhe mund të shkrijë granatat prej 82 milimetrash brenda sekondave.

Në videon e publikuar, shihet pajisja që lëshon rrezet, për të cilat thuhet se mund të ndajë fluturaket sikur gjalpin, apo të kthejë në lëng edhe mjetet shpërthyese.

Ky mjet mbrojtës, është krijuar për parandalimin e dronëve të paautorizuar dhe eliminimin e predhave para se të kenë eksploduar.
Strategjia e këtij programi, është kundërpërgjigja alternative ndaj bombardimeve dhe shmangja e makinave luftarake siç është tanku, me më shumë lehtësi.

Sidoqoftë, deri në futjen në përdorim të këtij laseri, duhet pesë deri në dhjetë vjet, derisa të perfeksionohet sistemi.

 

https://www.youtube.com/watch?v=SPYXZ7aQmUQ