Britani, ndërtohet helikopteri me 54 dron (Video)

E publikuar: 05/09/2015 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju pëlqen apo jo, dronët po pushtojnë qiellin. Tani një britanik ka krijuar një “super dron” me 54 të tilla, i cili mund të mbajë një njeri. Helikopteri, i quajtur ‘The Swarm’, mund të qëndrojë në ajër vetëm 10 minuta me një furnizim të vetëm të baterisë, dhe mund të ngjitet deri në 7 metra lartësi.

The Swarm është ndërtuar me avion të telekomanduar prej metali dhe polikarbonati për të mbajtur pasagjerin të sigurt. Ai mund të mbajë një ngarkesë me peshë deri në 148 kg.