Brigitte Macron flet për herë të parë për diferencën e madhe të moshës me të shoqin

E publikuar: 19/08/2017 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zonja e Parë e Francës, flet për herë të parë rreth detyrimeve të saj të reja dhe hendekun 25 vjeçar mes saj dhe të shoqit. 
Brigitte Macron është këtë numër në koopertinën e revistës Elle, në Francë.

Intervista e 64-vjeçares së veshur me një xhaketë Dior dhe xhinse Saint Laurent, do të jetë ndoshta më e lexuara e muajit shtator, sepse flet për herë të parë për martesën me bashkëshortin 39 vjeçar, Presidentin Emmanuel Macron.

“Faji i vetëm i Emmanuelit është që është më i vogël se unë”- shpjegon Briggitte që në fillim. “Kur lexoj komentet e ndryshme që bëhen rreth nesh, më krijohet përshtypja se jam duke lexuar për historinë e dikujt tjetër…Historia jonë është kaq e thjeshtë! Nëse nuk do të kisha zgjedhur këtë martese, do kisha humbur shumë në jetë. Me Emmanuelin, kam shijuar gjithë gjërat e jashtëzakonshme që më kanë ndodhur dhe gjithnjë kam menduar, cila do të jetë aventura e radhës?! Prej 20 vitesh është e njëjta gjë!”- Brigitte dhe Emmanuel janë martuar në 2007-ën dhe janë njohur kur ajo ishte mësuesja e tij.

brig