Breshkat ‘zbarkuan’ në tokë para dinozaurëve

E publikuar: 24/05/2018 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse kanë mbijetuar për një kohë shumë të gjatë, breshkat hyjnë në kategorinë e kafshëve të rrezikuara për zhdukje në tokë.

Njëri nga banorët më të vjetër të Tokës janë përfundimisht breshkat. Ato janë paraqitur para dinozaurëve dhe sot ekzistojnë rreth 300 lloje. Gjysma prej tyre jetojnë në ujë, gjysma tjetër në tokë, ndërsa “kushërinjtë”  e tyre më të afërt janë zogjtë dhe krokodilët.

Pas ishin adoptuar në mënyrë të mirë ndaj ambientit, breshkat mbijetuan që nga koha e paraqitjes së tyre në tokë, por për shkak të mos kujdesit njerëzor ato hyjnë në kategorinë e kafshëve të rrezikuara.

Për të ngritur vëmendjen rreth këtij problemi, Qendra amerikane për shpëtimin e breshkave (ATR) në vitin 1990 nisi me shënimin e ditës ndërkombëtare të breshkave, e cila shënohet çdo vit më datën 23 maj.

Breshkat gjenden në të gjitha kontinentet, ndërsa më së shumti janë të përhapura në Azinë Juglindore dhe Amerikën Veriore. /kp/Telegrafi/