Breshkat e shfrytëzuan shpinën e hipopotamit, si një pushimore në mes të liqenit (Foto)

E publikuar: 15/08/2018 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hipopotamet konsiderohen si kafshët më të rrezikshme në Afrikë – por, kjo nuk i ka ndaluar afro 50 breshka, që t’i hipin në shpinë një kafshe të tillë dhe ta shfrytëzojnë si pushimore.

Gjallesa që peshon 2.5 tonelata, është mbuluara nga reptilët, derisa po zhytej në një liqe të Parkut Nacional Kruger të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.

Breshkat që janë dashamirëse të natyrës, të cilat shfrytëzojnë gurët e ndryshme për të zënë rreze dielli, kësaj radhe shfrytëzuar shpinën masive të hipopotamit të ngrysur. Derisa ky i fundit, nuk doli në breg dhe i rrëzoi të gjitha për toke.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, u pëlqyen shumë dhe u shpërndarë me shpejtësi, ndërsa hipopotami e quajtën edhe si taksi apo barkë.

Mësohet se këto kafshë gjigante, qëndrojnë për orë të tëra p lëvizur dhe nga larg duken si gurë, gjë që mund t’i kushtojë me jetë njerëzve apo kafshëve.

Pasi që janë shumë territorial dhe agresivë, hipopotamet sulmojnë me ashpërsi dhe shkaktojnë pasoja fatale për kundërshtarin. /Telegrafi/